Futboll

Lajme të mira për Juventusin dhe Francën, Pogba do jetë në Katar 2022

Gazeta Si - Juventusi dhe Franca mund të buzëqeshin. Sipas ‘L'Equipe’, Pol Pogba po rikuperohet shpejt pas operacionit në gjurin e djathtë, të cilit iu nënshtrua në shtator. E përditshmja franceze bën me dije se mesfushori do të jetë i disponueshëm në Katar 2022.

Maksimumi brenda një muaji lojtari do të kthehet në fushë, duke qenë fillimisht gati për Masimiliano Alegrin dhe pastaj për Didier Deshamp, trajnerët e Juventusit dhe Francës.

Pol Pogba. Gazeta Si, 15 tetor 2022

Do të ishte një rikthim shumë i rëndësishëm për Juventusin, që po ecën shumë keq këtë sezon. Por edhe për Deshamp është lajm shumë i mirë, duke ditur që nuk do të ketë në Botëror një tjetër kampion bote, si Kante.

Pas dëmtimit në tendinën e gjurit javën e kaluar në stërvitje, mesfushori i Çelsit ka qenë i detyruar të heqë dorë nga Botërori, siç konfirmon gazeta franceze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë