Futboll

Lajme të këqija nga Brazili për shëndetin e Pele, sëmundja ka avancuar

Lajme të këaqija për shëndetin e legjendës Pele vijnë nga Brazili. Sipas “ESPN”, kanceri që ka goditur ish-futbollistin e famshëm është përhapur në trup dhe “O Rei” u është nënshtruar cikleve të tjera të kimioterapisë.

Pele është shtruar për 48 orë në një spital të San Paolos dhe më pas është kthyer në shtëpi. Njerëzit që janë afër tij janë shumë të rezervuar në dhënien e informacionit. Ata janë mjaftuar duke thënë se për momentin legjenda braziliane është në gjendje klinike stabël.

Legjenda braziliane, Pele. Gazeta Si, 21 janar 2022

Nuk ka konfirmime zyrtare, por sipas mediave braziliane, analizat që ka kryer së fundi Pele, kanë evidentuar probleme edhe me mëlçinë dhe mushkëritë. Pele po kurohet prej kohësh për një tumor, që është identifikuar dhe më pas është bërë edhe një ndërhyrje në shtator të 2021-shit. Tani gjendja është përkeqësuar, por të gjithë shpresojnë që ish-lojtari më i madh i futbollit t’ia hedhë edhe kësaj radhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë