Atletike

Lajm i keq për Gegën e Caljen, Japonia flet për tjetër anulim të Olimpiadës

Asgjë nuk është e sigurt në këtë situatë dramatike të emergjencës botërore të koronavirusit. As për verën e ardhshme, kur duhet të zhvillohet Olimpiada e Tokios, e shtyrë nga ky vit, nuk mund të bëhen llogari të sakta.

Deklarata e presidentit të komitetit organizator të Lojërave Olimpike, Yoshiro Mori, ka dhënë së fundi një deklaratë që mund të shtojë ankthin te sportistët. "Nëse pandemia nuk do të jetë nën kontroll në verën e 2021-ës, Olimpiada do të anulohet", - ka thënë ai në një intervistë për gazetën japoneze “Nikkan Sports”.

Yoshiro Mori, presidenti i komitetit organizator të Lojërave Olimpike. Gazeta Si, 28 prill 2020

Nuk do të ketë më shtyrje të Olimpiadës së Tokios, e programuar për këtë verë dhe e shtyrë për vitin e ardhshëm, por anulimin e aktivitetit. Nuk ka edhe shumë kohë, por edhe nga Japonia, vendi organizator, mesazhi është i qartë. Duke shtuar edhe qëndrimin e organizatës së shëndetit, dyshimet rriten për një anulim përfundimtar. Presidenti i shoqatës së mjekëve në Japoni, Yoshitake Yokokura, është shprehur: "Më duket e vështirë edhe për verën e ardhshme zhvillimi i Olimpiadës. Nuk i kemi humbur shpresat, por epidemia nuk është një problem vetëm i Japonisë, është një problem botëror".

Një lajm i keq ky edhe për sportistët shqiptarë, atleten Luiza Gega dhe peshëngritësin Briken Calja, të cilët janë pjesëmarrës në këtë aktivitet. Edhe shtyrja për vitin tjetër, siç ka pohuar Gega, u prish punë atyre, ndërsa anulimi përfundimtar do të çonte dëm një punë të madhe që ata kanë bërë gjatë kësaj periudhe për Lojërat Olimpike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë