Kosova

Lajçak me ‘përforcime’ në Kosovë dhe Serbi, takim me Kurtin dhe Vuçiç më 21 tetor

Nga Gazeta 'Si'-I dërguari i posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojë një vizitë në Beograd dhe Prishtinë më 21 tetor.

Në këtë vizitë do të jenë edhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministrit italian; Emmanuel Bonn, Jens Plettner dhe Francesca Tal.

I pranishëm do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka shtuar se qëllimi i vizitës është të arrihet progres konkret në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve pas ngjarjeve të fundit.

Sipas tij, BE-ja, vendet anëtare të saj dhe SHBA-ja mbeten mbështetës të fuqishëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të ardhmes europiane të të gjithë rajonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë