Kosova

Lajçak do të zhvillojë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin në Davos

Nga Gazeta 'Si'-Bashkimi Europian ka konfirmuar se ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në margjinat e forumit ekonomik të Davosit, i cili nis të hënën në Zvicër.

Këtë e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se takimet do të jenë të ndara derisa sipas tij nuk pritet të ndodhë ndonjë takim trepalësh.

“Nuk është planifikuar një takim i përbashkët lidhur me dialogun, si ai i nivelit të lartë apo i ngjashëm”, ka theksuar Stano.

Për herë të fundit, dy liderët janë takuar në Bruksel në shtator të vitit të kaluar në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës do të mbahet nga data 15 janar dhe pritet të zgjasë 4 ditë ndërsa motoja e edicionit të 54-t të tij është “Rindërtimi i besimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë