Ekonomi

Lagarde: Ekonomia e Europës është si një pacient me 2 paterica

Ekonomia e Europës po qëndron me 2 paterica dhe nuk do mund t’i heqim derisa të “shërohet” plotësisht, tha kreu i Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.

“Mendoni për një pacient që ecën me dy paterica”,-tha ajo për Reuters.

“Nuk mund t’i heqim asnjërën patericë. As politikën monetare as atë fiskale deri sa të rikuperohet e të mund të ecë vetë.”

Momentalisht vendet e BE-së, po përballen me një inflacion të ulët dhe me mëdyshjet mbi procesin e vaksinimit. Vendet po përgatiten për shpërndarjen e fondit 750 trilionë euro, por normat e interesit vazhdojnë të qëndrojnë të ulëta.

Burimi: Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë