Futboll

Lacio jashtë Europës, Strakosha nuk e shmang dot disfatën

Është Lacio skuadra e parë e eliminuar nga Liga e Eurpoës. Skuadra italiane është mundur për herë të dytë nga Sevilja në shifrat 2-0. Në ndeshjen e parë, Lacio kishte humbur në “Olimpico” 0-1 me spanjollët dhe në këtë përballje kthimi nuk mundi dot ta përmbyste situatën në favorin e saj.

Me dy lojtarë shqiptarë në fushë, Lacio ishte shumë e pafuqishme përballë Seviljas, që ndryshe cilësohet si ekspertja e këtij kompeticioni, duke qenë skuadra që e ka fituar më shumë në 15 vitet e fundit. Spanjollët me një gol avantazh e nisën ndeshjen në ofensivë, duke vënë në presion miqtë nga Roma. Ynder në minutën e 20’ kaloi në avantazh Seviljan dhe që nga ai moment për Lacio kjo përballje nuk kishte më histori. Pasi mbeti me një lojtarë më pak me daljen e Marusic, Lacio pësoi edhe golin e “knock down” në minutën e 78’ nga Sarabia.
Lacio nuk mundi të reagonte edhe pas golit të dytë për të shënuar të paktën rrjetën e nderit. Lacio u largua kështu nga Europa League që në fazën e parë të eliminatoreve dhe në garë ka mbetur vetëm në kampionat për vendin e katërt dhe në Kupën e Italisë në gjysmëfinale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë