Futboll

Laçi bën ndeshjen e jetës, por dorëzohet në fund

Është mbyllur në barazim sfda e parë e Laçit për këtë sezon në Ligën e Europës. Kurbinasit bën një nga ndeshjet e tyre më të mira përballë një kundërshtari shumë të fortë si Hapoel Ber Sheva, duke i shkuar shumë pranë fitores, por i mungoi fati dhe eksperienca për ta konkretizuar ndeshjen ashtu siç duhej.

Takimi në stadiumin e Laçit filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e Starovës. Goli i sulmuesit të ardhur këtë verë, Nuabueze rriti entuziazmin tek vendasit që dominuan në çdo drejtim në minutat e para ndaj izraelitëve. Laçi do të kishte edhe një rast të artë për të shënuar golin e dytë në këtë ndeshje, kur Xhixha kërkoi të shënonte nga mesi i fushës, por portieri mik ishte me fat dhe e nxori topin jashtë kuadratit.

Deri në minutën e 87’ arriti të rezistonte ekipi laçian. Ber Sheva që ishte e gjitha në sulm arriti të barazonte shifrat me anë të Levi. Deri në fund të ndeshjes rezultati mbeti i barabartë 1-1 dhe çështja e kualifikimit do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Izrael. Laçi do të jetë i disavantazhuar për shkak të golit që pësoi në shtëpi, por me lojën e treguar sot, provoi se mrekullia është e mundur.

Formacionet e të dyja ekipeve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë