Lajme

‘La San Marco’ sjell ekspresin e kafesë të veshur në ar 24-karatësh

Komponentët elektronikë të gjeneratës së fundit dhe një ekran dixhital për monitorimin e parametrave operativë, por mbi të gjitha … një “trup” krejtësisht të praruar me ar 24k. Është ‘Top 80 Gold Preziosa’, xhevahir i ri i lançuar nga ‘La San Marco’ që shfaqet si një objekt luksoz i brendshëm me një vlerë të madhe dhe simbolikë të vecantë dhe që tashmë duket se po tërhiqet nga baret më prestigjioze në botë.
Për momentin makina “e çmuar” nuk është një prodhim i kufizuar, por është në dispozicion vetëm me porosi dhe sot ka vetëm 15 shembuj në mbarë botën. Megjithatë, modeli i ri luksoz ka bërë xhiron e globit, duke fituar sukses të madh në disa muaj në veçanti në mesin e vendeve të pasura në Europë, Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Largët. Pasi tërhoqi një vëmendje të madhe në “Coffee Expo” në Seul, modelet e para u instaluan në ‘Dubai Mall’ në Dubai dhe në Trieste.
Makina e kafesë me porosi
‘Top 80 Gold Preziosa’ është makina e parë e kafesë që kompania ‘La San Marco’ e sjell krejtësisht me ar 24 karatësh. Një haraç për një nga modelet më të njohura dhe më të dashura në botë, makina e re e ndërtuar me porosi paraqet versionin e avancuar teknologjikisht nga modeli i mëparshëm “Neë 80 Preziosa”.
Modeli propozohet në një version automatik elektronik me dy ose tri grupe, me shpërndarje elektronike të kafesë.
Ajo që e bën ‘Top 80 Gold Preziosa’ unike, është ari i praruar në të gjithë trupin dhe xhevahiri i supozuar në kupolë si një luan. Ky dizajnim marrëmendës rrit aftësinë e madhe prodhuese të ‘La San Marco’, në një sintezë perfekte mes elegancës klasike dhe linjave moderne.
‘Top 80 Gold Preziosa’ në çdo cep të botës, synon jo vetëm makinën e kafesë si një sërë elementësh teknikë të dizajnuar për një funksion të veçantë, por edhe si një element i vlerës dhe që bën diferencën njëkohësisht, nënvizon Roberto Nocera, drejtor gjeneral ‘La San Marco’.
Nga Dubai të Trieste
Çmimi i Top 80 Gold Preziosa varion nga 7,700 në 9,900 euro në varësi të shkallës së automatizimit elektronik në bordin e makinës dhe numrit të grupeve të shpërndarjes (2 ose 3).
Meqenëse ky është një produkt i punuar me dorë, kohërat e prodhimit nuk janë të menjëhershme (mund të kalojnë rreth 4 muaj) dhe prandaj është një listë pritjeje.
“Nuk është vetëm një produkt luksoz, por edhe dhe mbi të gjitha një produkt i punuar me dorë dhe për këtë arsye i papërpunueshëm në seri, - shton Nocera - Çdo copë është unike. Dizajni, sipërfaqja dhe montimi janë të gjitha elemente që janë rezultat i një mjeshtërie të madhe, që tregon një përkujdesje deri në detajin më të vogël nga mjeshtrit profesionistë, për një rezultat që përbën në vetvete një festë të artit të kafesë dhe prodhimit të madh italian”.
Prodhimi dhe inovacioni
Prodhimi i lartë dhe inovacioni i vazhdueshëm kanë qenë përbërësit e suksesit për pothuajse njëqind vjet për ‘La San Marco’, një kompani historike në qytetin e Gorizisë në Itali që prodhon makina kafeje dhe pajisje të tjera për bare dhe restorante. E themeluar në Udine në vitin 1920, kompania ka kontribuar në eksportimin e traditës italiane të ekspresit në botë dhe tani është e pranishme në bare, restorante dhe hotele në mbi 120 vende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë