Jete & Stil

Ky është padyshim sezoni i fundeve! Ja çfarë mund të veshim tani

Zgjat gjithmonë vetëm për disa javë të vitit : ajo kohë e freskët, perfekte vjeshte, gjatë të cilës mund të veshim fund, çizme lëkure dhe ndoshta një pulovër të lehtë. Dhe shumë shpejt do na duhet ti shtojmë një pallto dhe një palë geta këtij miksimi, gjë e cila do na e rëndojë paksa pamjen. Veçanërisht kur një fund i bukur asnjëherë nuk ka qënë më i nevojshëm!

Ndoshta ti u ndjeve e frymëzuar nga fundet me shumë pala që pe në pasarelën e Celine, fundet në stilin skocez, apo ndoshta pse jo fundet e vjetra të uniformës së shkollës. Ka një fund për çdo lloj gjendjeje, rasti apo personaliteti këtë sezon, që nga fundet super të shkurtra e të fryra deri tek fundet e kashmirit në gjatësinë e gjurit. Edhe nëse asnjëherë nuk ke qënë një “person fundesh”, më poshtë ka opsione pafund për të të ndryshuar mendjen.

Më poshtë, gjeni fundin perfekt për stilin tuaj, dhe më pas mendoni për çizmet dhe pulovrën me të cilat do e kombinoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë