Media Galeri

Ky çift u martua jo si gjithë të tjerët, zgjodhi uniformën e UÇK dhe Kompleksin “Adem Jashari”

Ky çift nga Kosova vendosi ta kurorëzojë dashurinë në një mënyrë dhe vend krejt të veçantë.

Të veshur me uniformën ushtarake, ata bën setin e fotografive të martesës në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz dhe te simboli me shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Tri vjet më parë u takuam për herë të parë, më pas njohjen e vazhduam me dashuri, të cilën e kurorëzuam me fejesë, e sot këtë dashuri e madhështuam me martesë.
Duke iu lutur Zotit e rreth flamurit u betuam për dashuri të përjetshme!”, kanë shkruar çifti në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë