Politike

Kuvendi vendos online për shtyrjen e mandatit të komisionit që do shkarkojë Ilir Metën

Shtyhet afati i veprimtarisë së komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Anëtarët e komisionit do të vendosin nesër paradite përmes një mbledhjeje online se edhe sa kohë do të zgjasë mandati i komisionit.

Komisioni hetimor është ngritur për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe procedurës së ndjekur po nga kreu i shtetit në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues.

Gjatë ditës së nesërme do të mblidhet edhe komisioni i Ligjeve për të shqyrtuar aktin normativ me fuqinë e ligjit për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin  “Për buxhetin e vitit 2020” si dhe aktin tjetër normativ për një ndryshim në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë