Politike

Kuvendi miraton me 75 vota pro dekretin për Taulant Ballën ministër të Brendshëm

Gazeta Si – Kuvendi ka miratuar sot me 75 vota pro dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjen e Taulant Ballës ministër të Brendshëm. Në votim pati 16 vota kundër dhe 1 abstenim.

Me 84 vota pro u miratua edhe dekreti për shkarkimin e ministrit të mëparshëm Bledi Çuçi, 3 vota ishin kundër dhe 3 abstenim. Çuçi u shkarkua pas skandalit të ndodhur në Borizanë, ku të afërmit e deputetit soicialist Rrahman Rraja dhunuan barbarisht dy banorë të zonës.

Kryeministri Edi Rama emëroi ministër të Brendshëm kreun e grupit socialist në kuvend, Taulant Balla, ndërsa dekreti u firmos edhe nga presidenti.

Taulant Balla është deputet i Qarkut të Elbasanit dhe drejtues politik për Partinë Socialiste në qarkun Fier. Ai është doplomuar për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, ndërkohë që është pjesë e politikës që në moshë të re.

Balla ka qenë edhe zëri kryesor i mazhorancës në kuvend, në përballjet me opozitën. Opozita e ka kritikuar dhe sulmuar vazhdimisht atë, ndërsa çështjet më pas shpesh kanë përfunduar në gjykatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë