Nga Gazeta ‘Si’- Në seancën e sotme plenare(23 prill) janë planifikuar gjashtë interpelanca.
Tre prej tyre janë kërkuar nga deputetë të opozitës, të cilët kanë thirrur ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, për të dhënë shpjegime mbi situatën në Onkologjik dhe për shërbimet në spitalet në vend.
Po ashtu, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është thirrur në interpelancë nga grupi parlamentar i PD-së, për të sqaruar vendosjen e një kriteri të ri për mësuesit, sipas të cilit ata që janë diplomuar para vitit 2011 duhet të pajisen me licencë për ushtrimin e profesionit.
Një tjetër interpelancë i drejtohet ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, i cili duhet të japë sqarime për shqetësimet e ngritura nga fermerët në zonën e Beratit.
Gjithashtu, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Financave, Petrit Malaj, për çështjen e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Në rendin e ditës përfshihen edhe votimi i gjashtë projektligjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje