Politike

Kushtetuesja shqyrton kërkesën për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve  

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e 28 deputetëve të PD për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve.

Deputeti i PD, Dashnor Sula u shpreh për mediat se qeveria ka si qëllim të mbushë arkën e shtetit dhe jo të ndihmojë qytetarët dhe konsumatorët.

Sipas tij, kjo qeveri nuk ndihmon qytetarët nga rritja e çmimeve, ndërsa politikat e saj i konsideroi si fara luledielli.

“Qeveria kërkon të mbushë arkën e shtetit, ndërkohë që në një periudhë krize paratë duhet të ndahet me qytetarët.

Kjo është logjika e thjeshtë që kjo qeveri nuk ka mbrojtur konsumatorët. Pashë një përgjegjshmëri të lartë në anëtaret e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e këtij problemi dhe argumentet bindëse nga përfaqësuesi ligjor Marash Logu.

Kjo është në interes të qytetarëve shqiptarë që vuajnë çdo ditë. Politikat e kësaj qeverie nuk ndihmojnë qytetarët. Nismat ligjore që ka marrë qeveria janë thërrime, fara lule dielli”, tha deputeti i PD, Dashnor Sula.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë