Shendet

Kush pi kafe ul shumë rrezikun për ripërsëritjen e kancerit të zorrëve

Ekskluzive: Shkencëtarët thonë se njerëzit që pinë dy deri në katër filxhanë kafe në ditë kanë më pak gjasa që t’u rikthehet kanceri i zorrëve

Njerëzit me kancer të zorrëve që pinë dy deri në katër filxhanë kafe në ditë kanë shumë më pak gjasa që t’u rikthehet sëmundja, ka zbuluar një studim i ri.

Njerëzit me këtë sëmundje që konsumojnë atë sasi kanë gjithashtu shumë më pak gjasa të vdesin nga ndonjë shkak, tregon studimi, i cili sugjeron se kafeja ndihmon ata që janë diagnostikuar me një nga kanceret më vdekjeprurës.

Studimi i 1719 pacientëve me kancer të zorrëve në Holandë nga studiues holandezë dhe britanikë zbuloi se ata që pinin të paktën dy filxhanë kafe kishin një rrezik më të ulët të përsëritjes së sëmundjes.

Sipas studimit, pacientët që pinin të paktën pesë filxhanë në ditë kishin 32% më pak gjasa se ata që pinin më pak se dy filxhanë për të parë kthimin e kancerit në zorrë.

Në mënyrë të ngjashme, nivelet më të larta të konsumit të kafesë gjithashtu duket se janë të lidhura ngushtë me shanset e dikujt për të mbijetuar.

Përsëri ata që pinin të paktën dy filxhanë në ditë kishin një rrezik më të ulët të vdekjes në krahasim me ata që nuk pinin. Dhe, si me rrezikun e përsëritjes, ata që pinin të paktën pesë filxhanë kishin 29% më shumë gjasa që të shpëtonin.

Udhëheqësja e ekipit hulumtues, Ellen Kampman, pedagoge në Universitetin Ëageningen në Holandë, tha se është intriguese që ky studim sugjeron se pirja e tre deri në katër filxhanë kafe mund të zvogëlojë përsëritjen e kancerit të zorrëve.

Megjithatë, ajo theksoi se ekipi kishte gjetur një lidhje të fortë midis konsumimit të rregullt të kafesë dhe sëmundjes sesa një lidhje shkakësore mes tyre.

“Ne shpresojmë, megjithatë, se gjetja është e vërtetë sepse duket se varet nga doza, sa më shumë kafe të pihet, aq më i madh është efekti”, shtoi ajo.

Studimi është i fundit që tregon se kafeja ul rrezikun e kancerit. Tashmë ka prova të forta që ul rrezikun e kancerit të mëlçisë dhe mitrës dhe disa prova që bën të njëjtën gjë për kancerin e gojës, faringut, laringut dhe lëkurës. Ajo është gjithashtu e lidhur tashmë me një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të zorrëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë