Njerez

Kush është Megi Dojna, 23-vjeçarja që po rrit 50 jetimë

Megi Dojna, një grua nga New Jersey  përdori kursimet e saj  për të ndryshuar jetën e qindrave grave dhe fëmijëve në Nepal, ajo u emërua si “hero” në një ceremoni çmimesh  që u mbajt në nëntor të vitit 2015 në New York.

Një dekadë më parë udhëtimi argëtues i Dojnës në Nepal u shndërrua në një angazhim afatgjatë. Ajo shpenzoi  5.000 dollarë nga kursimet  e saj për të blerë një tokë, ku punoi bashkë me  komunitetin e Nepalit për të ndërtuar një shkollë, një qendër për gra dhe shtëpinë e fëmijëve. Fondacioni i quajtur “BlinkNow” mbështet  Dojnën vazhdimisht në përpjekjen e saj për të krijuar një mjedis më të mirë për banorët e Nepalit.

“Nëse do të më thoshin kur isha 18 vjeç se do të isha nëna e 50 fëmijëve, do t’ju kisha thënë se janë krejtësisht të çmendur por, tani jam ajo që i them fëmijëve të mi gjatë gjithë kohës të mos harrojnë sa shumë i dua,” tha Dojna.

Megi Dojna dhe jetimët që ka rritur.

“Banorët  e Nepalit i falënderoj që më pritën mua si vajzën e tyre dhe të gjithë ju që po më shikoni , dua t’ju them se ne kemi fuqinë për të krijuar botën në të cilën duam të jetojmë, ashtu siç duam,” shton ajo.

Ajo  mori  100.000 dollarë për  fondacionin e saj, ndërsa gjatë ceremonisë  u nderuan dhe të gjithë njerëzit e tjerë të  zakonshëm që kishin dhenë kontributin e tyre për botën.  Prezantuesit e famshëm si  Neil Patrick Harris, Taylor Shilling, Common, Kelly Ripa, u bashkuan me 10 heronjtë në skenë që ndanë tregimet personale rreth asaj që i frymëzoi  për të kontribuar në shoqëri.  

Që nga viti 2006, çmimi i Peabody Award i CNN, Emmy ka profilizuar më shumë se 250 heronj dhe ka marrë më shumë se 50,000 nominime nga më shumë se 100 vende.

Si pjesë e paketës së  shpërblimeve, çdo  i përzgjedhur do të marrë një trajnim organizativ përmes Fondacionit Annenberg, një mbështetës global i organizatave jofitimprurëse. Të gjithë pjesmarrësit do të kenë versionet e tyre të personalizuara në programin Alchemy Annenberg, të përshtatura për të ndihmuar në rritjen e organizatave të tyre individuale.

Ashtu si Doyne, edhe disa pjesëmarrës të tjerë kishin histori të mrekullueshme për të treguar, si për shembull:

Jim Withers

Për më shumë se 20 vjet, Dr. Jim Withers ka  praktikuar profesionin në rrugët e Pitsburgut, duke ofruar kujdes shëndetësor falas për të pastrehët. Për të fituar besimin e tyre, Withers  ecte nëpër rrugët i veshur si një person i pastrehë,  me flokë të prishur dhe me rroba të grisura. Ai mjekonte të gjithë të pa strehuarit  që kishin nevojë.

“Unë në fakt u trondita vërtet  pasi pash se sa shumë njerëz të sëmurë kishte në rrugë,” tha Withers

Jim Withers

“Të rinj, të moshuar, njerëz me sëmundje mendore, fëmijë të braktisur, gra, veteranë, të gjithë kishin përfunduar në rrugë duke mbartur një histori të dhimbshme,” shtoi ai.

Misioni i  doktorit  më pas u bë një grup i madh mjekësh, i quajtur “Operacioni Safety Net” dhe që nga viti 1992, grupi ka kuruar më shumë se 10,000  individë dhe ka ndihmuar më shumë se 1,200 prej tyre të strehoen. Ai gjithashtu krijoi Institutin e Mjekësisë në Rrugë, një organizatë jofitimprurëse që kuron dhe kujdeset për personat që jetojnë në rrugë.

Monique Pool

Monique Pool ka  ndihmuar kafshët e egra në Surinami të Amerikës së Jugut. Ajo ka shpëtuar, rehabilituar dhe lëshuar qindra  kafshë. Historia e saj  filloi në vitin 2005, kur qeni i saj u zhduk. Gjatë kërkimit të saj, ajo kërkoi ndihmë në Shoqërinë e Mbrojtjes së Kafshëve, ku  mësoi se një  qen i vogël kishte mbetur pa familje  dhe ajo e birësoi. Më pas historia e saj vijoi më tej duke u kujdesur edhe për shumë kafshë të tjera.

“Nuk dija asgjë për të metat, por mësova shumë”, tha Pool, e cila kërkonte vazhdimisht këshilla nga ekspertë ndërkombëtarë se si  duhet të kujdesej për kafshët.

Monique Pool

 Organizata jo fitim prurëse e  Poolit, e quajtur,  Fondi i Trashëgimisë së  Gjelbër, ndihmon në mbrojtjen e kafshëve dhe në zbatimin e projekteve të tjera për kujdesjen  e tyre.  Shtëpia e saj shërben si një vend i përkohshëm për kafshë të ndryshme dhe ajo tani është kthyer në një autoritet lokal i njohur për të gjtihë ata që kërkojnë këshilla se si të rrisin kafshët. 

Richard Joyner

Në zonën rurale të Conetoe, Karolina e Veriut, Richard Joyner një pastor, hapi një kopsht  për komunitetin pasi vëzhgoi se shumë prej njerëzve që ai njihte vdisnin nga sëmundjet të ndryshme.

Diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe shumë sëmundje të tjera kanë numëruar mbi 30 funerale në një vit,” tha Joyner.

Richard Joyner

Organizata e tij jo fitim prurëse, Qendra për Jetën Familjare në  Conetoe, e vendosur në një vend prej 25 hektarësh ka punësuar më shumë se 80 të rinj nga komuniteti që  ndihmojnë Richardin të mbjellë dhe të korrë shumë ushqime të freskëta çdo vit. Banorët vendas marrin falas ushqim, ndërsa studentët fitojnë para për të paguar shkollën e tyre duke shitur ushqim në restorante dhe dyqane ushqimore.

Si rezultat, shumë njerëz tani po korrin përfitimet e ideve të Joynerit. Komuniteti në tërësi është më i shëndetshëm se më parë/CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë