Jete & Stil

Kush do ta mendonte në vitet ’90 se në të ardhmen kjo gjë do bëhej trend?

Ti ndoshta e kujton kohën kur ke qënë fëmijë dhe pulovrat e mëdhaja ishin gjithandej dhe mendoje se gjysmë zinxhirat apo ngjyrat e ndezura ishin mjaft të këndshme. Por këtë sezon, pulovrat që në memorjen tonë u përkasin viteve ’90 kanë bërë një rikthim. Me një kombinim stilesh që nga klasiku deri tek ai moderni, këto pulovra ishin gjithashtu pjesë e pasarelave të vjeshtës.

Kjo xhaketë-pulovër ka tërhequr shumë vëmendjen qëkur u prezantua në pasarelë dhe mori aprovimin e modës. Yjet e stilit të rrugës e zgjodhën këtë lloj xhakete dhe e kombinuan në mënyra nga më të ndryshmet. Kush do ta mendonte në vitet ’90 se në të ardhmen kjo gjë në dukje aq e zakonshme do bëhej trend botëror?

Zinxhirat shumëngjyrësh i bëjnë akoma më të këndshme për syrin e njerëzve këto xhaketa-pulovra, dhe nëse të pëlqen të miksosh veshjet atëherë ky trend s’do e ketë aspak të vështirë të përshtatet në garderobën tënde.

Nuk e ke ruajtur një pulovër të vjetër në garderobë? Fatmirësisht tani ato janë kudo.

Më poshtë mund të shihni disa xhaketa-pulovra dhe pse jo të filloni të kërkoni për to.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë