Kosova

Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE

Nga Gazeta 'Si'- Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk është e përcaktuar që Kosova duhet që draft-statutin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, para votimit në Këshill të Ministrave për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Ajo ka shtuar se Kosova ka gatishmëri për zbatimin e të gjithave marrëveshjeve të arritura deri më tani, por sipas saj, ato marrëveshje duhet që të jenë të zbatueshme dhe të obligueshme për të dyja vendet pa dallime.

“Si procedurë Asociacioni nuk është kërkuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, siç e dini edhe vetë raportuesja Dora Bakojanis, ka treguar që kjo si procedurë nga institucionet e vendit do të bëhet pas anëtarësimit, siç është konfirmuar dhe në letrën e tre krerëve të shtetit si proces i cili ndërlidh zbatimin e tërë marrëveshjeve të arritura apo dy marrëveshjeve të fundit këtë rast Brukseli dhe Ohrit. Prandaj si i tillë nuk do duhej të ishte para kusht ose kushtëzim i mëtejshëm, Kosova deri më tani ka treguar vullnet seriozitet dhe përpikmëri, në zbatim të marrëveshjeve por gjithashtu edhe në ruajtje të vlerave demokratike dhe ruajte të paqes dhe sigurisë. Ata të cilët e shkaktojnë këtë janë në anën tjetër të kufirit tonë verior dhe kjo është Serbia, domethënë konfliktet problemet, cenimin e të drejtave të pakicave e bën shteti serb në krye me Aleksandër Vuçiç”, ka thënë ajo.

Shefja e deputeteve të VV-së ka thënë se do të ishte mirë që ndërkombëtaret të cilët theksojnë që dërgimi i draftit në Kushtetuese do duhej të bëhej para votimit në Këshillit të Ministrave, të insistonin që votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE të ndodhte sa më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë