Iu deshën pesëmbëdhjetë vite protesta, revolta dhe beteja të forta politike që Albin Kurti të korrte fitoren më të madhe në historinë e Kosovës, duke marrë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e pas luftës. Pothuajse të gjithë në Prishtinë e prisnit fitoren e tij këtë të dielë, por pak e parashikonin se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje do të arrinte të thyente edhe rekordin zgjedhor të ish-liderit historik Ibrahim Rugova me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke marrë më shumë se 48 për qind të votave.
Lajme të lidhura