Kosova

Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian). Ata janë parë këtë të hënë në zyrën e Kurtit.

Siç është raportuar nga mediat në Kosovë, takimi mes tyre ka përfunduar por nuk janë bërë ende të ditura çështjet që kanë diskutuar.

Takimin e fundit me ambasadorët e QUINT-it, Kurti e pati më 3 prill, ku në këtë takim morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe u diskutua lidhur me anëtarësimin e Europës në KiE.

Ndërsa para tij, Kurti kishte diskutuar me ambasadorët e QUINT-it për çështjen e dinarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë