Kosova

Kurti: Reciprociteti do të ndodhë patjetër. Serbia duhet të heqë dorë nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se midis Serbisë dhe Kosovës do të vendoset reciprociteti, por Serbia duhet të heqë dorë nga Kosova.

 Nga Tirana Kurti tha se çdo kompromis i mëparshëm me Serbinë ka qenë i gabuar dhe se tani shteti serb po e pengon Kosovën të nënshkruajë marrëveshje me rëndësi si mundësia e lëvizjes me kartë identiteti, udhëtimi prej vendeve të treta dhe njohja e diplomave akademike dhe profesionale.

Ai vë në pikëpytje nëse kjo do të ndodhë në Samitin e Sllovenisë në 6 tetor, por thekson se reciprociteti do të vendoset patjetër, pa të nuk ka drejtësi dhe barazi.

Sipas  Kurtit duhet të ndryshohet Serbia, në krye të së cilës qëndron kryeministri që ka qenë ministër i Informacionit në kohën e Millosheviç dhe jo Kosova. “Unë kam qenë i burgosur politik, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca.”

“Ne po bëjmë përgatitje. Janë përgatitje të mëdha sa i përket mbledhjes së dokumentacionit. Nuk është një gjë që s’mund ta bëjmë shpejt e shpejt. Këshilltarët e mi juridik, drejtësi dhe krimet  e kryera gjatë luftës. Besoj që Procesi i Berlinit pas Merkelit do të vazhdojë. Por çfarë do të jetë forma e formati nuk e them dot tani. S’besoj se do të ketë ndryshime thelbësore. Vërejta sot tek Merkel një interesim të theksuar që Procesi i Berlinit pas saj vetëm të forcohet.”

Kryeministri i Kosovës përmendi reciprocitetin për pakicat dhe se në Ballkan ka disbalancë. Serbët në Bosnje kanë Republikë, në Kosovë kanë të drejtë vetoje, kurse shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë ia heqin dhe adresat, ky është gjenocid.

“Shtet më të mbikqyrur se Kosova nuk ka në Ballkan. Njëherë kemi Eulex, KFOR. Arkivat duhet të hapen në Beograd”,- tha Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë