Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut mes dy vendeve, pa u dorëzuar Milan Radoiçiç për sulmin në Banjskë në vitin 2023, si dhe pa u tërhequr letra e ish kryeministres serbe Ana Bërnabiç dërguar BE.
Në një intervistë për mediat në Kosovë, Kurti theksoi se kanë kaluar dy vite pa takime në Bruksel në kuadër të dialogut, ndërsa shtoi se nuk do të ketë edhe pas zgjedhjeve të qershorit nëse nuk plotësohen këto kërkesa.
“Ka pasur informacion ndoshta ajo (Marta Kos) që qëndrimi i Beogradit do të ndryshojë, por Beogradi natyrisht duhet ta dorëzojë Milan Radoiçiçin bashkë me ata 44 kryekriminelët paraushtarakë të tjerë të cilët e vranë rreshterin, heroin tonë, Afrim Bunjakun dhe pastaj vazhduan edhe me sulme të ngjashme siç ishte hedhja e Kanalit Ibër-Lepenc në ajër. E para ndodhi në shtator 2023, e dyta në nëntor 2024.
Duhet të dorëzohet Radoiçiçi, duhet të tërhiqet letra e Ana Bërnabiçit që ka qenë kryeministre asokohe ku thotë që nuk respektohet integriteti territorial i Kosovës nga ana e Serbisë. Dy vjet e gjysmë nuk ka ndodhë takim në Bruksel në kuadër të dialogut. Edhe pas 7 qershorit duhet të plotësohen këto kushte si masa të mirëbesimit”, tha Kurti.
Ai komentoi edhe situatën me Vjosa Osmanin, ish presidenten, duke ritheksuar se nuk LVV nuk do të japë sërish votë për të. Sipas tij, presidenti duhet të jetë një figurë jashtë skenës politike.
“Unë e di që presidentja Osmani ka ambicie politike. Ajo do pushtet. Është krejt në rregull, është plotësisht legjitime në demokraci. Po e ritheksoj për këtë është gara politike. Shumë mirë që ka hyrë në garë politike”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje