Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të takimit tre orësh me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, tha se ka shumë vullnet e zellë për të punuar bashkë në të ardhmen.
“Kjo natyrisht që është optimiste për të dy subjektet tona, besoj që është edhe një gjë shumë e mirë për vendin tonë”, tha ai.
Ndër të tjera Kurti tha se pas tri orë negociata nuk ka marrëveshje politike me LDK-në.
“Diskutuam për qasje të ndryshme, për mundësi që i kemi përpara. Kemi nevojë për një marrëveshje politike e cila respekton rezultatin zgjedhor. Nuk e zëvendëson atë por e shndërron rezultatin dhe në kontribut për stabilitet institucional”.
Sipas tij askush nuk i do zgjedhjet e reja.
“Por nëse nuk do kemi marrëveshje, nëse nuk do kemi hapa përpara përkundër mosdëshirës për zgjedhje të reja fatkeqësisht do të mund të shkaktohen”, ka thënë Kurti.
Kurti ndër të tjera ka vlerësuar se LVV-ja është e interesuar për bashkëpunim me LDK-në, ndërkohë që për çështjen e presidentit ka theksuar se duhet të jetë emër jopolitik.
“Jemi të interesuar e gatshëm të bashkëpunojmë me LDK sepse vendi ynë ka nevojë për progres të përshpejtuar. Por pozita e presidentit qëndrimi ynë është që nuk do të duhej të ishte pjesë e pushtetit politik, por e përfaqësimit të Republikës. Të shohim çfarë sjell komunikimi i ardhshëm. Emri konkret duhej të ishte konsensual gjithëpërfshirës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje