Kosova

Kurti ngre alarmin: Serbia po planifikon sulme të reja ndaj Kosovës. Një arsenal armësh po fshihet në një hotel në Novi Pazar

Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ngritur alarmin se Serbia po planifikon sulme të reja ndaj Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti tha se dyshohet se një arsenal armatimi po fshihet në një hotel në Novi Pazar, rreth 25 kiliometra larg pikës kufitare në Jarinjë.

“Aty ka të fshehur armatim të ngjashëm që është përdorur në sulmin terrorist në Banjskë”, tha Kurti ndërsa shtoi se Radoiçiç po paguan terroristët për shkak se ka në plan sulme të tjera.

“Radoiçiç po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Pjesëtarë terroristë po paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij. Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Në vend se të dorëzojë terroristët, Serbia po i shfrytëzon ata për sulme të reja.

Tashmë është e qartë që asnjë sulm nuk mund të kryhet pa urdhrin e krerëve të Serbisë. Ata shkaktojnë këto sulme të cilët janë të përgatitura prej tyre e të cilave ua caktojnë kohën dhe urdhërojnë marrjen e masave të sigurisë sipas interesave e planeve të tyre, e mbase edhe të Rusisë. Planet për sulme synojnë destabilizimin e situatës. Institucionet e Kosovës në bashkëpunim të afërt me aleatët tanë, po angazhohen për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët pa dallim. Terrorizmi është sfidë për ne por nuk ka kurrfarë gjasash të triumfojë në një shtet demokratik sic është Republika e Kosovës”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë