Kosova

Kurti në nëntor udhëton drejt SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot se në muajin nëntor do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare.

Duke u përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit se pse nuk ka shkuar në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, kreu qeveritar tha se nuk ka pasur synim të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe se rrjedhimisht edhe nuk ka aplikuar për vizë.

“Nuk kam aplikuar për vizë në ShBA, pasi nuk kam pasur synim që të shkoj në OKB. Sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini se unë jam kryetari i vetëm i një subjekti politik që e ka mbështetur paraprakisht dhe publikisht. Unë dola publikisht edhe u bëra thirrje shqiptaro-amerikanëve dhe u thashë "votoni presidentin Biden”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë