Kosova

Kurti kërkon nga Scholz mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kurti ka njoftuar në platformën X se Gjermania ka mbështetur dhe po mbështet Kosovën dhe gjithashtu shtoi se i ka rikonfirmuar Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

“Në një bisedë me kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE-s. Po ashtu, rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, shkroi Kurti.

Ditë më parë Kurti kishte deklaruar se po punojnë që edhe Gjermania në Këshillin e Ministrave të reflektojë vullnetin e saj pozitiv edhe te të tjerët.

“Ne po e ndihmojmë Gjermaninë të na ndihmojë neve dhe në këtë mënyrë Kosova të bëhet anëtare e 47-të e Këshillit të Evropës”, deklaroi Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë