Kosova

Kurti injoron me anë të zëdhënësit nismën e Ramës: Ndërmjetësues ka shumë

Ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar i qeverisë Kurti për nismën e kryeministrit Edi Rama për draftin e Asociacionit për krijimin e komunave me shumicë serbe.

Dhe ky qëndrim nuk u bë publik nga vetë Kurti, por nga zëdhenësi i tij, Përparim Kryeziu që ka nënvlerësuar këtë nismë, duke theksuar se nga Shqipëria presin mbështetje pasi ndërmjetësues ka shumë. Këto komente ai i bëri në mediat vizive të Kosovës. 

Vetë Kurti nuk ka ka mbajtur një qëndrim në lidhje me këtë propozim, por deputetë të partisë së tij, të Vetëvendosjes e kanë sulmuar ashpër nismën e kryeministrit Rama.

Ndërkohë që mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare tensionet janë të dukshme, e kjo disa ditë përpara se të mbahet në Gjakovë mbledhja e përbashkët e dy qeverive, më 14 qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë