Kosova

Kurti flet pas humbjes: Pati defekte të brendshme, të gjithë u bashkuan kundër VV-së

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka folur pas rezultatit të zgjedhjeve, ku partia e tij ka fituar vetëm në katër komuna.

Kurti ka treguar arsyet pse ka shënuar një rezultat të tillë partia e tij, ku ka përmendur “defektet e brendshme të partisë” dhe “mobilizimin e të gjithëve kundër LVV-së”.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme që ne duhet t’i analizojmë në ditët në vijim, si dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, ka thënë Kurti.

Ai përgëzoi KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve dhe uroi kryetarët e zgjedhur, duke u ofruar mbështetje të gjithë atyre që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ-ja ishte shumë i mirë dhe i përgëzoj, i uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, ata do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë, me të gjithë ata që do të luftojnë krimin dhe me këtë rast do t’i mbikëqyr me shumë vëmendje”, tha Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë