Kosova

Kurti: Do të përgatisim padinë ndaj Serbisë për gjenocid

Gjate miratimit te programit qeverisës 2021-2025, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se me Serbinë do të bëhet dialog parimor për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai  ka theksuar edhe njëherë vendosmërinë e qeverisë së drejtuar nga ai për të paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.

"Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë",tha mes tjerash ai.

Sa i përket çështjes  së ofrimit të garancisë për mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kurti tha se Kosova nuk mund të jetë si shtet i tretë meqë Specialja “është një këmbë në Kosovë e një këmbë jashtë Kosovës”.

“Problemi me çështjen e Garancisë është që Kosova nuk është shtet i tretë. Në Gushtin e 2015, argumenti kryesor pse duhej të votohet amendamenti 24 e që ne e kundërshtuam, ka qenë që nëse nuk e bëjmë ne, do të bëhet gjykatë ndërkombëtare. Ne e kemi ditur që nuk ishte ashtu. Ne e kishim të qartë që kjo Gjykatë nuk do të ishte krejtësisht jashtë Kosovës, por një këmbë jashtë e një këmbë brenda. Prandaj jemi në këtë situatë te pafavorshme, kur Kosovës me vendimin e gushtit i pamundësohet. Nuk mund të kërkoj unë garanci nga Kroacia. Ka një proces juridik. Ata që janë në burg. Nuk është shteti në gjyq. S’më takon mua që të marr hapa të tillë. Do të ishte gabim për shtetin”, ka theksuar ai.

Kurti gjithashtu shtoi se programi paraqet vizionin e qeverisë së tij përgjatë mandatit katërvjeçar dhe se ai do të rishikohet në çdo fillim viti financiar, përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.

“Deri në fund të mandatit do ta përmbyllim reformën e administratës publike. Do të zbatojmë diversifikimin e burimeve të energjisë, aseteve strategjike, ndërsa Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse. Do ta trajtojmë me prioritet mbrojtjen resurseve natyrore dhe të mjedisit dhe efiçencën e energjisë", cilësoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë