Nga Gazeta ‘Si’ – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Mbretëria e Bashkuar ku po merr pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër ka deklaruar se armatimi i madh i Serbisë tregon që ajo po synon eskalimin e situatës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, hapi konferencën duke nënvizuar kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë. Ai tha se armatimi i madh i Serbisë është një tregues se ajo synon përshkallëzim, thuhet në një postim të organizatorëve të konferencës.
Day 3 has begun! #LDC2024
— Security Studies (@KCLSecurity) May 23, 2024
Prime Minister of the Republic of Kosovo, @albinkurti, opened the conference by highlighting the threat of Russia and Serbia. He stated that Serbia's "enormous armament" is an indicator that it "aims for escalation". pic.twitter.com/O8RYyn0AAS
Më tej Kurti është shprehur se Kosova po bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, ndërsa Serbia me Rusinë, Kinën e Iranin.
“Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, ka thënë tutje Kurti.
Ai ka përmendur raportin e publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, ku tregohet se 87 për qind e kosovarëve mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit.
“Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.