Ekspozite

Kur sozia yt është një vepër arti

Këta persona kanë gjetur në mënyrë të pabesueshme sozinë e tyre në një galeri arti. Dhe nuk i kanë rezistuar tundimit për t’u fotografuar pranë personazheve, ndaj të cilëve mund të jenë një “rimishërim”.

Nëse hyni ndër ata njerëz që i konsiderojnë udhëtimet në muze një aktivitet mjaft të mërzitshëm, tani mund të ndryshoni mendim. Duke ecur mes kanavacave, skulpturave dhe fotografive, këta njerëz kishin një përvojë vërtet interesante: ata u ndeshën me sozinë e tyre. Ose me “doppelgänger”-in e tyre. Shprehja është me origjinë gjermane dhe në traditën popullore aludon për diçka më shumë sesa sozi: doppelgänger janë në fakt dublikata të vetvetes, të ngjashme me shkëndijat djallëzore të afta të evokojnë ogur pak a shumë fatal.

Kush do ta kishte menduar që kjo vajzë, duke shëtitur nëpër muzeun e Luvrit do të kishte gjetur doppelgänger-in e saj.

Kush e di nëse piktori francez Alfred Sisley imagjinonte të portretizonte një Hipster modern kur pikturonte veprën e tij.

Kjo vajzë duket vërtet identike me protagonisten e “Le village” (fshati) të Edgar Degas.

Të lind dyshimi nëse vërtet protagonisti i pikturës ka dalë nga korniza për të udhëtuar në kohë.

Mungon helmeta, po shprehja e këtij zotërie të rreptë është mjaft e ngjashme me atë të protagonistit të pikturës të Jan van Bijlert.

Në këtë “Judith dhe Holofernes” të Orazio Gentileschi ka një të huaj? Apo është një sozi?

Djali po shikon veten në pasqyrë? Ka mundësi!

Vajza sapo ka zbuluar dhe jo pa pak habi, që sozia e saj është në këtë vepër arti.

I njëjti model flokësh, e njëjta mjekër, e njëjta mënyrë qëndrimi: si dy pika uji!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë