Lajme

Kur operacionet plastike të dështuara të ndryshojnë jetën

Gresi tregon se si ajo u bë e varur nga përdorimi i injeksioneve të botoksit, që i shpërbenin për të mbushur rrudhat nën lëkurë, edhe pse shpesh përdoren për të rritur vëllimin e buzëve dhe të mollëzave në faqe.
Ajo bleu produkte në internet dhe pa këshillën e ndonjë mjeku, filloi t’i injektonte ato në fytyrë tre vjet më parë.

“Mund të harrosh se si duket fytyra jote në të vërtetë. Arrita në një pikë ku isha shndërruar dhe kisha humbur të gjitha tiparet e mia. As nëna ime nuk më njohu,” shpjegoi ajo.
Udhëzime të ndryshme në internet sigurojnë se nuk duhet një mjek për të kryer injeksionet e fytyrës dhe njerzit shpesh herë gënjehen. Në shumë raste të tilla injektimet mund të shkaktojnë enjtje dhe infeksion dhe shpesh herë kanë shkaktuar kancer në lëkurë.
Kur Gresi kishte kryer injeksionin e fundit, kishte vënë re se njëra anë e faqes së saj ishte më e madhe se tjetra.
“E prekja lëkurën dhe ndjeja sikur kisha vendosur gurë nën të. Mendova të këshillohem me një mjek dhe u nisa drejt e në spital. Përgjigja e parë që mora ishte që nuk mund të më ndihmonin me asgjë, çfarë ishte bërë, ishte bërë” shprehet Greg.

Ndër të tjera ajo thotë se tashmë çdo njeri që takon e këshillon, që të mos përdorë këto injeksione sepse përveç se janë të rreme, mund të jenë të dëmshme për shëndetin.
Gjatë muaji të ardhshëm qeveria britanike ka deklaruar se do të krijojnë një fushatë ndërgjegjsimi, kundër operacioneve plastike të cilat janë të dështuara.
Fushata synon t'iu japë njerëzve një informacion më të detajuar për sa i përket këtyre operacioneve. Sipas aktivistëve, duhet gjithashtu që operacionet ose injektimet e botoksit të cilat mundësojnë shpërfytyrimin e njerëzve, të trajtohen nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Britani tha se fushata e planifikuar do të informojë publikun, për rëndësinë e këshillimit profesional, në lidhje me injektimet e botoksit dhe kirurgjisë kozmetike. Nora Nugent, një anëtare e këshillit të Shoqatës Britanike të Kirurgëve Plastikë, tha se ajo e mirëpret fushatën e qeverisë. Sipas saj përqindja e njerëzve që kryejnë operacione plastike është shtuar dhe njerëzit duhet të ndjekin një sërë procedurash përpara se të kryejnë operacionin. Ndërkohë që, edhe personazhet e famshme janë një faktor shumë i rëndësishëm për këtë pjesë. Janë pikërisht ata që influencojnë njerëzit dhe për këtë arsye, ka një numër të madh prej tyre që kryejnë operacione, ose injeksione.

Nora Nurgent

Gjithashtu, mjekja u shpreh se kishte shumë pacientë të saj që kishin bërë të njëjtën gjë dhe kjo përbënte rrezik, pasi produktet mund të jenë të pakualifikuara.
“Edhe nëse produktet do të ishin të çertefikuara, nuk duhen kryer asnjëherë në kushte shtëpie, sepse çdo gjë në injeksione dhe operacione plastike varet me centimetra,” tha ajo.
Të dhënat tregojnë se të gjithë pacientët që kryejnë injeksione ose operacione plastike gjithmonë janë penduar, për shkak të komplikimeve post operative.
Nugent shprehet se ishte shqetësuar, edhe për njerëzit që shkojnë jashtë vendit për operacione plastike dhe nuk operohen nga një mjek që e njohin dhe i dinë aftësinë. Ajo tregon se ndërhyrjet plastike janë njëjtë si ndërhyrjet e tjera kirurgjikale, çdo lëvizje e pakontrolluar mund të kushtojë për shëndetin , madje edhe jetën. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë