Shendet

Kur mund të shpëtojmë nga Covid-19? Themeluesi i vaksinës jep parashikimet e para

Ndikimi i vaksinës së re ndaj Covid-19 do të fillojë ndjeshëm gjatë verës që vjen dhe jeta duhet t’i kthehet normalitetit vetëm dimrin e ardhshëm.

Prof Ugur Sahin, bashkëthemelues i BioNTech, në një intervistë për BBC, tha se priste analiza të mëtejshme për të treguar se vaksina do të zvogëlonte transmetimin e virusit midis njerëzve dhe po aq do të ndalonte zhvillimin e simptomave tek dikush që e ka bërë vaksinën.

"Unë jam shumë i sigurt se transmetimi midis njerëzve do të zvogëlohet nga një vaksinë kaq e efektshme - ndoshta jo 90% por ndoshta 50% - por nuk duhet të harrojmë se edhe kjo mund të rezultojë në një ulje dramatike të përhapjes pandemike", tha ai

Mbretëria e Bashkuar pritet të marrë 10 milion doza të vaksinës BioNTech / Pfizer deri në fund të vitit, ndërsa 30 milion doza të tjera janë porositur tashmë.

Vaksina jepet në dy doza, me tre javë diferencë nga njëra tjetra.

Nëse gjithçka vazhdon të shkojë mirë, tha Prof Ugur Sahin, vaksina do të fillojë të shpërndahet në "fund të këtij viti dhe fillim të vitit të ardhshëm".

Ai thotë se qëllimi është që të jepen më shumë se 300 milion doza në të gjithë botën deri në Prillin e ardhshëm.

Sepse, ndikimi më i madh, sipas tij, do të ndodhë më vonë.

 "Vera do të na ndihmojë sepse shkalla e infeksionit ulet në verë dhe ajo që është absolutisht thelbësore është që ne të marrim një normë të lartë vaksinimi deri ose para vjeshtës / dimrit të vitit të ardhshëm".

Prof Sahin thotë se është thelbësore që të gjitha programet e imunizimit të përfundojnë para vjeshtës së ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë