Futboll

“Kur isha te Reali, ishte një varrezë për mbrojtësit e qendrës”

Pas 12 vitesh, Kepler Laveran Lima Ferreira, i njohur nga të gjithë si Pepe, është kthyer në shtëpi, në Oporto, ku do të veshë sërish fanellën e Portos. Mbrojtësi 35-vjeçar rishfaqet në “Dragao” pas më shumë se 10 vitesh me fanellën e Real Madridit dhe Beshiktashit. Pas prezantimit, Pepe ka thënë fjalët e para për sitin e klubit portugez, ku nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe Realin, që nuk po kalon një moment të mirë.

Sipas “Marca”, Pepe ka bërë disa deklarata për mbrojtjen e Realit, që patjetër do të krijojnë polemika. “Kur shkova te Real Madrid, dukej si një varrezë. Ishte si një varrezë mbrojtësish qendre. Çdo mbrojtës që vinte, edhe nga ata me emër në botë, nuk qëndronte. Mbetesha vetëm unë, gjithmonë. Askush nuk arriti të imponohej si unë në mbrojtjen e Realit”, - ka theksuar Pepe.

Portugezi gjen te Porto një mik të vjetër, me të cilin ka ndarë momente të lumtura te Reali, portierin Iker Kasilas: “Iker? Jam shumë i lumtur që ritakohemi dhe ndoshta fakti që ishte ai te Porto ka ndikuar në vendimin tim për të luajtur këtu. Kur erdha në Oporto, i kam bërë të njëjtën pyetje që ai më bëri kur shkova te Reali: “Di spanjisht?” Unë i thashë: “Di portugalisht?” Përgjigja e tij ishte se është se kupton shumë mirë, por ka pak turp të flasë në mënyrë perfekte. Është më mirë se unë, kur shkova në Spanjë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë