Politike

Kur do flasim? Basha i thotë “Jo” Ramës: Takim vetëm me shqiptarët

Pas mbledhjes me deputetët që kanë lënë mandatet kryedemokrati Lulzim Basha i kthyeu përgjigje edhe Edi Ramës që dje ju lut për tu takuar. Ai tha se rruga e nisur është pa kthim dhe se pakti është me popullin. Takimi i radhës për Bashën është ai më 16 mars, pasi sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për një përplasje partish, por për të ardhmen e shqiptarëve.
“Me këtë të dialogosh, me Rrajën, me Çyrben, apo me Vangjush Dakon. Një rol të rëndësishëm kanë këtu të gjithë ata njerëz që kuptojnë se nuk është përplasje mes partish, por përplasje për fatin e shqiptarëve. Takimi i vetëm që do zhvilloj është ai me qindra mijëra shqiptarë më 16 mars. Vendi është në emergjëncë kombëtare. Ka nevojë për një zgjidhje që t’u shërbejë shqiptarëve.
Qeveria e kapur në flagrancë, duke vjedhur votën, duke i gënjyer se edhe pak do e hapim derën e integrimit, kur dihet se në Europë nuk të pranojnë kur vendi qeveriset nga politikanët e lidhur me banditët dhe krimi”, shprehet Basha.
E ndërsa gazetarët i kujtuan se ndërkombëtarët ia kanë hedhur poshtë opozitës të gjitha këto, kryedemokrati vijoi duke thënë se: “Ajo që ka rëndësi për shqiptarët është fakti se në çdo vend të Europës, nëse qeveria kapet duke vjedhur vota ikën qeveria dhe kryetarët e tyre shkojnë në burg. Detyra jonë është që këto standarde të këtyre vendeve t’ua garantojmë shqiptarëve këtu në Shqipëri. Asgjë më shumë se kushtet që Europa garanton për qytetarët e saj nuk kërkojmë, dhe nuk do të pranojmë asgjë më pak”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë