Katar 2022

Kur Davidi mund Golian në futboll, Arabia dhe Japonia nuk janë vetëm

Gazeta Si – Kur Davidi mund Golian. Në futboll janë të shumta historitë e kësaj natyre, madje dhe në Botërorë. Fitoret e Arabisë Saudite dhe Japonisë kundër Argjentinës dhe Gjermanisë janë vetëm surprizat e fundit në rend kohor.

Kur Gjermania Lindore mund Gjermanine perendimore. Gazeta Si, 24 nentor 2022

Protagonistë negativë më parë kanë qenë edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit. Italia, për shembull, që në Katar mungon, është mundur nga dy Koretë dhe Kosta Rika. Disfata kanë pësuar më parë Anglia, Argjentina sërish, Franca, Gjermania dhe Brazili, që janë mundur nga skuadra ‘të vogla’.

Kur Kameruni mundte Argjentinen. Gazeta Si, 24 nentor 2022

Ja disa nga surprizat më të mëdha në Botërorë.
Angli-SHBA 0-1 (Brazil 1950)
Itali-Korea e Veriut 0-1 (Angli 1966)
Gjermani Lindore-Gjermani Perëndimore 1-0 (Gjermani 1974)
Gjermani Perëndimore-Algjeri 1-2 (Spanjë 1982)
Argjentinë-Kamerun 0-1 (Itali 1990)
Brazil-Norvegji 1-2 (Francë 1998)
Itali-Kore e Jugut 1-2 (Kore dhe Japoni 2002)
Francë-Senegal 0-1 (Kore dhe Japoni 2002)
Itali-Kosta Rika 0-1 (Brazil 2014)
Gjermani-Kore e Jugut 0-2 (Rusi 2018)
Argjentinë-Arabi Saudite 1-2 (Katar 2022)
Gjermani-Japoni 1-2 (Katar 2022)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë