Kombetarja

Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Moldavinë me gjysmën e lojtarëve

Gazeta Si – Kuqezinjtë nisën sot përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të radhës për Europianin 2024, që zhvillohet në Gjermani. Shqipëria pret Moldavinë më 17 maj dhe 3 ditë më pas ndeshet me Ishujt Faroe. Deri tani ka luajtur vertëm ndaj Polonisë, ku humbi 1-0.

Në ditën e parë të grumbullimit ishin të pranishëm një pjesë e lojtarëve që janë në listën e trajnerit Silvinjo, pak më shumë se gjysma. Të tjerët nuk kanë mbërritur ende nga klubet e tyre.

Nga seanca e sotme stervitore e Kombetares. Gazeta Si, 5 qershor 2023

Konkretisht, nën urdhrat e trajnerit brazilian ishin katër portierët Etrit Berisha, Tomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Simon Simoni, për të vazhduar me Adrian Bajramin, Enea Mihajn, Frederik Veselin, Qazim Laçin, Amir Abrashin, Ylber Ramadanin, Ernest Muçin, Andi Hadrojin, Myrto Uzunin, Armando Sadikun dhe Anis Mehmetin.

Grupi do të plotësohet gjatë ditëve në vazhdim. Në listën e Silvinjos janë 26 lojtarë, nga të cilët ai do të zgjedhë më të mirët për të mundur fillimisht Moldavinë në ‘Air Albania’. Vetë trajneri theksoi në konferencë se është shumë e rëndësishme që të administrohet si duhet grupi i lojtarëve në këtë moment delikat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë