Kombetarja

Kuqezinjtë me formacion miks sot ndaj Bullgarisë, Uzuni udhëheq sulmin

Gazeta Si – Me entuziazmin e kualifikimit thuajse të sigurt në Euro 2024, Shqipëria luan sot një miqësore me Bullgarinë në ‘Air Albania’. Trajneri Silvinjo, ashtu sikurse është edhe logjike, pritet të hedhë në fushë lojtarë më pak të aktivizuar në ndeshjet e fundit, por gjithashtu edhe disa titullarë. Do të jetë një formacion miks, me ndryshime në të gjitha repartet.

Në krahasim me ndeshjen me Çekinë, ku Kombëtarja jonë arriti atë fitore të madhe 3-0, në portë do të jetë Strakosha. Ndryshimet vazhdojnë në mbrojtje me Balliun në vend të Hysajt, Ajetin, Mihajn në vend të Gjimshitit dhe Mitajn.

Në mesfushë nga titullarët pritet të jenë në fushë Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami, të cilëve do t’u bashkohet Qazim Laçi, mesfushori që luan për Spartën e Pragës në Çeki.

Në sulm do të ketë vend për Myrto Uzunin, që do të jetë në majë të këtij reparti dhe jo në krah, siç ka luajtur më parë. Reparti i avancuar do të plotësohet me Jasir Asanin dhe Ernest Muçin nga krahët.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, 4-2-3-1
Strakosha
Balliu Ajeti Mihaj Mitaj
Asllani Laçi
Asani Bajrami Muçi
Uzuni


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë