Kombetarja

Kuqezinjtë mbërrijnë në Pragë, në aeroport i pret ambasadori Kuka. Laçi qëndron në Tiranë

Gazeta Si - Kombëtarja ka udhëtuar sot drejt Pragës, ku nesër luan ndeshjen e radhës me Çekinë. Kuqezinjtë u nisën paradite nga aeroporti i Tiranës dhe mbërritën në mesditë në kryeqytetin çek.

Ata u akomoduan menjëherë në hotel, ndërkohë mesfushori Qazim Laçi nuk udhëtoi me grupin dhe nuk do të jetë i gatshëm për shkak të gjendjes gripale. Stafi teknik shpreson ta ketë gati këtë lojtar për ndeshjen ndaj Polonisë, që luhet më 10 shtator.

Në aeroport delegacioni skuadra u prit nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Sh.T.Z. Ilirian Kuka, i cili u takua me stafin teknik dhe lojtarët, të cilëve u uroi suksese para kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

Trajneri Silvinjo do të zhvillojë një seancë zyrtare stërvitore sot, në orën 18:00, në stadiumin ku do të luhet ndeshja e nesërme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë