Kombetarja

Kuqezinjtë e vegjël thyhen lehtë në Francë

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi është mposhtur thellë 4-0 nga Franca në një ndeshje miqësore të luajtur mbrëmjen e së enjtes. Ekipi “Shpresa” nuk mundi të tregonte asgjë përballë yjeve të vegjël të Francës, por që luajnë në formacionet e parë në disa prej ekipeve më të mëdha të Europës.

Pjesa e parë në fakt, ishte shumë e mirë për kuqezinjtë e vegjël. Vendasit do të vuanin shumë për të arritur deri të goli i parë që erdhi vetëm në minutën e 43’. Dhe ky gol do të realizohej nga pika e bardhë e penalltisë, ku Guiri mposhti Selmanin.

Me rikthimin në fushë për 45 minutat e dyta filloi dhe festivali i golave për “gjela e vegjël”. Me një superioritet të ndjeshëm fizik, francezët do të shënonin, plot tre herë në portën e Gentian Selmanit, me ekipi kuqezi që në asnjë momenti nuk mundi dot të reagonte në nivelin e duhur.

Kjo miqësore mund të quhet një test i dështuar me Bushin, i cili duhet të mbledhë ekipin e tij dhe ta bëjë gati për sfidën me Austrinë e cila ka vlerë, pasi në mes janë eliminatoret e kampionatit botëror.

Formacionet e të dyja skuadrave

FRANCA U21: Lafont, Amian Adu, Kamara, Zagadu, Koca, Luza, Bernede, Sumare, Reine-Adelaide, Diabi, Guiri. Trajner: Silvian Ripoll.

SHQIPËRIA U21: Selmani, Maloku, Bajrami, Mersinaj, Ndrecka, Shehu, Mucolli, Mala, Kolaj, Ademi, Vrioni. Trajner: Alban Bushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë