Kombetarja

Kuqezinjtë ambientohen me tapetin e ‘Air Albanias’, mungojnë Gjimshiti dhe Veseli

Gazeta Si – Kombëtarja është spostuar sot në fushën e stadiumit ‘Air Albania’, ku të shtunën do të luajë me Moldavinë për ndeshjen e dytë kualifikuese në grup. Qëllimi i stafit ishte që kuqezinjtë të ambientohen me terrenin, ku do të zhvillohet kjo sfidë.

Për trajnerin Silvinjo sot nuk ishin të gatshëm të gjithë futbollistët, mungonin mbrojtësit Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli, i pari për arsye familjare dhe i dyti për arsye dëmtimi.

Gjimshiti është bërë baba për herë të dytë dhe stafi teknik i ka dhënë leje për të qenë pranë bashkëshortes. Ai do të kthehet ditën e enjte në grumbullim dhe do të jetë gati për trajnerin Silvinjo.

Veseli ka dëmtuar shpatullën në stërvitjen e së martës dhe nuk u stërvit sot për të mos rrezikuar. Edhe ai do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen e së shtunës me Moldavinë, ku synohet fitorja e parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë