Futboll

Kupa njeh 6 nga 8 skuadrat çerekfinaliste, kalon gjithë Superiorja

Gazeta Si – Janë luajtur sot 6 nga 8 ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Janë njohur tashmë edhe 6 skuadra çerekfinaliste, të cilat janë Tirana, Partizani, Laçi, Kastrioti, Egnatia dhe Kukësi.

Asnjë problem për skuadrat e Superiores, me përjashtim të Egnatias, që hasi pak vështirësi, pasi Skënderbeu kaloi i pari në avantazh 0-1. Rrogozhinasit barazuan dhe falë fitores 0-1 në Korçë, kaluan më tej.

Foto ilustruese. Trofeu i Kupës së Shqipërisë. Gazeta Si, 2 shkurt 2023

Kukësi eliminoi Apoloninë, duke fituar 5-0 në kthim, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë. Partizani mundi 3-0 Korabin, kurse Tirana u mjaftua me një 1-0 ndaj Lushnjës, pasi kishte fituar thellë dy javë më parë. Dinamo barazoi 0-0 me Kastriotin, por humbi 1-3 në ndeshjen e parë dhe u aliminua. Laçi mundi 2-1 Tomorin.

Të premten luhen edhe dy ndeshjet e tjera, Vllaznia-Bylis dhe Teuta-Erzeni, ku do të përcaktohen edhe 2 skuadrat që do të kompletojnë 8-shen e çerekfinaleve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë