Futboll

Kumbulla në ditë të errët, Kremoneze eliminon edhe Romën nga Kupa e Italisë

Gazeta Si – Vazhdon përralla Kremoneze në Kupën e Italisë. Pas Napolit, skuadra e Balardinit ka mundur edhe Romën 1-2, duke kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Fiorentinën. Ndeshja në ‘Olimpico’ u vendos nga golat e Desers me penallti dhe autogoli i Çelik. I kotë goli i Belotit në shtesë.

Roma nuk ka qenë kurrë kaq e shëmtuar në lojë, ndërsa futbollisti i Kombëtares shqiptare, Marash kumbulla, ka zhvilluar një 45-minutësh shumë të dobët. Pikërisht prej një gafe të tij u zhbllokua ndeshja në mesin e pjesës së parë.

Deshperimi i Kumbulles pas gabimit ndaj Kremonezes. Gazeta Si, 1 shkurt 2023

Mbrojtësi kuqezi gaboi rëndë dhe sulmuesi Desers avancoi drejt zonës, ku u pengua në mënyrë të parregullt nga portieri Rui Patricio. Penalltinë e fituar e ktheu në gol po vetë. Mourinjo ndryshoi skuadrën në pjesën e dytë, duke ulur menjëherë në stol Kumbullën.

Por Roma u godit sërish nga një autogol i Çelik në minutën e 49-të. Edhe me futjen e Abraham dhe Dibala Roma nuk ndryshoi gjë dhe humbi 1-2, pasi Beloti shkurtoi në shtesë. Roma eliminohet, ndërsa Kumbulla bën paraqitjen më të keqe, që mund t’i kushtojë shumë në vazhdim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë