Futboll

Kumbulla mezi e pret finalen: Shqiptarët do jenë me ne

Gazeta Si - Sa më shumë afron finalja e Ligës së Konferencës, aq më shumë shtohen emocionet për tifozët shqiptarë. Më shumë akoma për lojtarët e dy skuadrave finalist, sin ë rastin e mbrojtësit kuqezi, Marash Kumbulla. Ai do të luajë për nëj trofe të rëndësishëm në stadiumin e vendit të tij, në Tiranë.

Kumbulla e konsideron finalen e “Air Albanias” një ëndërr të bërë realitet. Futbollisti shqiptar shpreson shu më të fitojë trofeun e parë europian në Shqipëri.

Kumbulla feston nje gol me Romën. Gazeta Si, 18 maj 2022

“Po ju them sinqerisht, mezi po e pres finale, - ka thënë Kumbulla për ‘Corriere dello Sport’. - Kur mësova në fillim të sezonit se finalja e Ligës së Konferencës do luhej në Tiranë, e vendosa menjëherë si një objektiv në mendjen time.

Për dikë si unë, i lindur në Itali në një familje shqiptare, u duk si shenjë fati. Për fat të mire, ëndrrat bëhen realitet. Dhe tani na takon të përfundojmë punën, duke mposhtur Fejnordin në finale. Nuk do të jetë e lehtë”.

Lojtari i Romës dhe Kombëtares shqiptare nuk i fsheh emocionet: “Sigurisht, jam i emocionuar. Ne kemi një grup unik tifozësh, të cilëve u jemi mirënjohës. Ata janë një motivim shtesë për ne.

Fatkeqësisht, jo të gjithë mund të jenë në Tiranë me ne. Stadiumi ku do të luajmë është modern, i stilit anglez, me tribuna shumë afër fushës. Është perfekt për të luajtur futboll”.

Kumbulla ka folur edhe për kryeqytetin shqiptar dhe lidhjen e shqiptarëve me Italinë: “Tirana është një qytet i mrekullueshëm. Investimet e huaja dhe shqiptare e kanë bërë realisht të rritet vitet e fundit.

Për shqiptarët kjo finale është një rast i madh dhe jam i sigurt se do na presin në mënyrë shembullore.

Shqiptarët kanë krijuar një lidhje solide me italianët, për shkak të pritjes që u kanë bërë vite më parë. Unë ndihem edhe shqiptar, edhe italian. Familja ime dhe unë jemi trajtuar jashtëzakonisht mirë që nga dita e parë.

Marash Kumbulla me fanellën e Romës. Gazeta Si, 18 maj 2022

Në do të kemi në Tiranë shumicën e tifozëve në anën tonë. Edhe kryeministri ynë është i dashuruar me Mourinhon. Ai ka postuar edhe një foto të shallit të Romës brenda stadiumit. Për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe të përfaqësoj kombin tim në një ngjarje kaq të rëndësishme.

Shpresoj të jem gjithmonë një shembull i mirë për fëmijët e shumtë shqiptarë, të cilët kanë emigruar jashtë vendit dhe po përpiqen të krijojnë rrugën dhe karrierën e tyre.

Do të ishte mirë të luaja, do të gënjeja nëse do të thosha të kundërtën, qoftë edhe disa minuta. Vendimi i takon trajnerit dhe, nëse nuk dal në fushë, do të bëj tifo nga stoli”, - ka përfunduar Kumbulla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë