Futboll

Kukësi thyen Luftëtarin dhe rrit presionin ndaj Partizanit

Kukësi ka fituar thellë 3-0 me Luftëtarin, duke iu afruar Partizanin me dy pikë dhe rrit presionin në luftën për kreun. Valdet Rama i ardhur në merkaton e dimrit po rezulton një “xhol” i vërtetë për trajnerin Armando Cungu. Ish-mesfushori shënoi golin e tretë në këtë përballje, por pati ndikim shumë të madh në lojën e Kukësin për gjatë gjithë lojës.
Goli për verilindorët erdhi shumë shpejt që në minutën e 23’, duke e bërë një formalitet marrjen e tre pikëve në “Elbasan Arena”. Pas golit të Limaj, ai që dyfishoi gjeorgjiani Dzaria në minutën e 47’.

Në pjesën e dytë edhe pse në avantazhin e dy golave, Kukësi sërish qëndroi në sulm, duke kërkuar të shënojë edhe golin e tretë. Vetëm në fund të shpërbleheshin lojtarët e Cungut, falë golit të Ramës në minutën e 93’. Tashmë me këtë fitore, Kukësi i afrohet edhe më shumë Partizanit, duke pasur mes tyre vetëm një diferencë prej 6 pikësh. Ndërsa Luftëtari vijon të jetë në kuotën e 25 pikëve në vendin e tretë nga fundi.

Formacionet startuese të të dyja ekipeve:
Kukësi: Frashëri, Maliqi, Cuculi, Shameti, Rrumbullaku, Limaj, Dzaria, Et’hemi, Çyrbja, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner. Armando Cungu
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Kocionis, Xhekson, Ymeraj, Ramadani, Demo, Fili, Rapo, Dunga. Trajner. Julian Ahmataj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë