Futboll

Kukësi shkërmoqet në pjesën e dytë nga Debreceni

Për 45 minuta, Kukësi ia doli shumë mirë, duke luajtur pothuajse si i barabartë përballë një ekipi të madh si Debrecen. Por aq ishte rezistenca e nënkampionëve të Shqipërisë në ndeshjen e parë për këtë sezon në Ligën e Europës. Në një ndeshje me dy fytyra, Kukësi u mposht në transfertë me rezultatin e thellë 3-0.

Me zgjedhjet e kufizuara, Ernest Gjoka kishte hedhur në fushë një skuadër me qëllim që të duronte sa më shumë pa pësuar. Dhe në fakt ky objektiv u arrit me sukses në pjesën e parë, duke e mbyllur pa gola 0-0. Madje Valdet Rama dhe Vasil Shkurtaj i shkuan pranë golit në disa raste, por ishin të pafat. Hungarezët nga ana tjetër ishin superior në çdo moment të ndeshjes.

Me fillimin e pjesës së dytë u pa një Debrecen akoma dhe më agresiv. Goli i parë nga Garba vetëm sa filloi festën për vendasit. Me kalimin e minutave, u duk sikur Kukësi i kishte të karikuara bateritë vetëm për 45 minuta, pasi skuadra e Gjokës nuk mund ta ndiqte hapin e vendasve. Edhe dy gola të tjerë të shpejtë të hungarezëve që kishin një gjendje atletike shumë më të lartë e rrëzuan përtokë gjithë investimin dhe pjesën e parë të mirë nga Kukësi.

Me këtë humbje të thellë 3-0 në ndeshjen e parë, Kukësi mund ta quaj të mbyllur aventurën e tij në Europë këtë verë edhe pse do luhet edhe ndeshja e kthimit javën që vjen. Skuadra verilindore humbet kështu mundësinë për t’u përballur me ekipin e Serisë A, Torino në raundin tjetër dhe duhet të fillojë të mendojë për sezonin e ri të Superligës.

Formacionet startuese të dy ekipeve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë