Futboll

Kukësi më në fund sheh dritë, Laçi pëson humbjen e 5-të radhazi

Gazeta Si – Në Laç luhej një derbi krize mes dy skuadrave që kishin thyer çdo parashikim në sensin negativ në këtë fillim të kampionatit. Ka fituar Kukësi, që më në fund sheh dritë në fund të tunelit.

Ka mjaftuar një gol i Gabriel Barbozës me kokë, që Kukësi të fitojë 0-1 në këtë transfertë shumë të vështirë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Dobi vazhdon të qëndrojë në katet e poshtme të tabelës, pasi ka vetëm 5 pikë në 6 javë, por duket se e ka bërë kthesën.

Nga ndeshja Laçi-Kukësi, 0-1. Gazeta Si, 1 tetor 2022

Laçi ka vendosur ndoshta një rekord me ecurinë e deritanishme. Për të 5-tën herë radhazi skuadra kurbinase ka humbur me të njëjtin rezultat: 1-0. Laçi mban vendin e fundit me 3 pikë dhe tani largimi i trajnerit Vukiçeviç duket vetëm një formalitet.

Si zakonisht, në sfidën mes dy skuadrave veriore nuk munguan as momentet e tensionit.

Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshja tjetër e luajtur sot në Superiore, ajo mes Egnatias dhe Kastriotit. Një rezultat që u shkon për shtat krutanëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë