Futboll

Kukësi fiton garën me Partizanin, Vasil Shkurtaj kthehet në Superiore

Vasil Shkurtaj është zyrtarisht lojtar i Kukësit dhe kjo është një nga goditjet më të mëdha të merkatos së dimrit. Klubi verior ka fituar garën me Partizanin për sulmuesin me përvojë dhe forcon ndjeshëm skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit, ku pretendimet janë për për titullin kampion.

Është një rikthim në fakt për Shkurtajn, i cili ka luajtur më parë me Kukësin, por edhe me Luftëtarin, kështu që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 së fundi ka luajtur në Kinë. Me afrimin e tij dhe të Emiljano Mustës, Kukësi rrit potencialin në skuadër dhe mund të rivalizojë me Tiranën dhe të tjerët për titullin.

Shkurtaj firmos per Kukesin. Gazeta Si, 19 janar 2022

“Kukësi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur sot me klubin një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi rikthehet te skuadra jonë pas një aventure në Kinë, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Shkurtaj bëhet kështu afrimi i dytë në merkaton e janarit”, - shkruan klubi kuksian në njoftimin zyrtar për afrimin e Shkurtajt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë