Futboll

Kukësi fiton 0-1 në miqësore 

Kukësi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri. Verilindorët luajtën sot një miqësore në Stamboll ndaj Pendikspor SK, sfidë kjo që u fitua 0-1 me gol të Jakup Berishës.

Trajneri i kuksianëve, Skënder Gega shfrytëzoi këtë ndeshje për të parë gjëndjen fizike të lojtarëve, ndërkohë që ky test shihet edhIe si mundësia më e mirë për të mbajtur në formë futbollistët.

Kukësi kërkon që të jetë mes më të mirave në sezonin e ri futbollistik dhe pse jo, të fitojë edhe kampionatin shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë